“Shfaqja ime e kukullave”, projekti që afron brezin e ri me artin e kulturën

TIRANË, 28 maj /ATSH/ – Brezi i ri po afrohet më shumë me kulturë dhe artin. Institucionet po hartojnë çdo ditë programe të ndryshme me në qendër brezin e ri, duke i aktivizuar ata dhe duke i bërë protagonistë në shfaqje të ndryshme.

Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë në kuadër të projektit kombëtar edukativ “Edukimi mbi dhe përmes kulturës” në ambientet e shkollës “Misto Mame” shfaqi sot performancën e fëmijëve “Tre derrkucët”.

Kjo shfaqje këtë herë ishte ndryshe,… me kukulla. Fëmijët ishin vetë protagonistë të saj, të cilët interpretuan si aktorë të vërtetë një shfaqje kukullash.

Kjo ishte performanca e parë në kuadër të projektit “Shfaqja ime e kukullave” e cila do shtrihet edhe më gjerë në shumë shkolla të Tiranës./a.a/  /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.