LONDËR – ”Telegraph”: Dalja e Italisë nga eurozona shënon fundin e monedhës së përbashkët

LONDËR, 28 maj /ATSH-ANSA/ – Do të jetë një gjë e padrejtë, nëse BE do të ketë një fund të keq për faj të Italisë, pasi traktati i asaj që ne quajtëm identiteti i BE, u firmos në Romë, thekson gazeta e njohur britanike ”Telegraph”.

Gazeta, pranë Partisë Konservatore shpreson duke thënë se ”të shohim si do të mbarojë loja në Romë”.

Në artikullin e saj thuhet se ”një dalje e Italisë nga monedha euro shënon edhe fundin e monedhës europiane”.

Sipas gazetarit ekonomik të saj, Roger Bootle, Italia që prej vitit 1957 ka qënë një mbështetëse e fortë e projektit europian dhe në vitet e para të BE kishte frymëzuar edhe shtete të tjera./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.