Liverpool kërkon portier të ri, ja dëshirat e Klopp

223

TIRANË, 28 Maj/ATSH/ -Pas gafave të portierit të Liverpool, Loris Karius në finalen e Kievit, drejtuesit e klubit anglez kanë vendosur të kërkojnë një portier të ri për sezonin e ardhshëm.

Klubi anglez ka disa alternativa në listë, por që të gjithë janë me çmim të kripur duke nisur nga Jan Oblak për të cilin Atletico Madrid kërkon të paktën 50 milionë euro.

Gjithashtu në listë është edhe Alisson, portiere brazilian i Romës që kërkohet edhe nga Real Madrid.

Ndërsa në listë shtë Gigio Donnarumma i Milan, tek i cili anglezët mund të afrohen me një ofertë të paktën prej 40 milionë euro.

/gj.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.