FUTBOLL – CR7 ndryshon, Reali merr frymë lirisht

148

MADRID, 28 maj /ATSH-AFP/ – ”Vitin që vjen!”.

Spanja e futbollit mori frymë lirisht sot, pas ndryshimit të qëndrimit të yllit të Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo i cili iu drejtua tifozëve të dielën në mbrëmje, 24 orë pasi kishte vënë në dyshim të ardhmen e tij në Madrid.

Për të përditshmen sportive ‘’Marca’’,  e cila shkruan  ‘’Kristiano qëndron’’, deklaratat e yllit portugez nuk janë gjë tjetër veçse një moment paniku i CR7, pasi kontrata e tij është në proces rinovimi me një pagë bazë të vlerësuar mes 30 dhe 33 milionë euro në vit.

Të shtunën në mbrëmje në Ligën e Kampionëve përballë Liverpulit (3-1), Ronaldo mallëngjeu planetin e futbollit me deklaratën e tij se kishte qenë bukur të luante me Realin e Madridit, përpara se të shtonte se do të prononcohej në ditët e ardhshme për t’i dhënë një përgjigje tifozëve, atyre të cilët e mbështesin.

Të dielën në mbrëmje, gjatë festimeve për fitoren në Madrid, CR7 një nga lojtarët që mori më tepër vëmendje gjatë festës, mori mikrofonin për t’iu drejtuar mijëra ‘’madridasve’’ të mbledhur në sheshin e Cibeles me thirrjen ‘’vitin e ardhshëm’’.

CR7 33 vjeç zgjati në muajin nëntor të vitit 2016 kontratën deri në vitin 2021 për një pagë vjetore prej 23,6 millionë euro. Por kundërshtari i tij i përjetshëm i Barçës, Lionel Messi fiton shumë më tepër për një sezon duke mbledhur pagën bruto, shpërblimet dhe të ardhurat nga publiciteti, 126 millionë euro kundrejt 94 millionë euro për Ronaldon./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.