BRUKSEL – BE-ja synon të ndalë produktet plastike njëpërdorimshme

BRUKSEL, 28 maj /ATSH-DPA/ – Rripat plastik, pjatat plastike dhe shkopinjtë e tullumbaceve bëjnë pjesë në produktet plastike që do të ndalohen në Bashkimin Europian, sipas një propozimi për të ndaluar ndotjen detare të prezantuar sot nga ekzekutivi i Unionit.

“Më shumë se 80% e mbetjve detare janë plastike”, deklaroi Komisioni Europian.

Në këtë propozim u shënjestruan 10 produkte plastike njëpërdorimshme që gjenden më me shumicë në detet dhe plazhet e Europës.

“Po rrezikojmë ta mbushim oqeanin me plastikë, me një efekt të drejtpërdrejtë në zinxhirin tonë ushqimor dhe shëndetin e njeriut”, – tha zëvendëspresidenti i Komisionit, Frans Timmermans.

Komisioni kërkon të ndalojë çdo produkt plastike njëpërdorimësh për të cilët ekziston një alternativë jo-plastike. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.