SOFT NEWS – Në Kinë të japin edhe buqetë me… para’!

PEKIN, 26 maj /ATSH-AA/ – Një kinez i ka dhuruar të dashurës, për ditëlindje, një buqetë me para’, me vlerë 52 300 dollarë.

Sipas faqes së internetit të ”Chongqing Morning Post”, shtatë persona për më shumë se 10 orë kanë punuar për të shndërruar paratë në një buqetë të madhe dhe për t’i dhënë formën e lules duke i bashkuar ato.

Personi, i cili të dashurës së tij i ka dhuruar buqetën me para për ditëlindjen e saj, mund të dënohet ”për fyerje dhe dëmtim të një nga vlerave kombëtare të shtetit, monedhës”.

Në komentet në rrjetet sociale, lidhur me ngjarjen, disa kanë thënë se ky lloj i surprizës është i bukur, ndërsa të tjerët mendojnë se duhet të gjendet ndonjë mënyrë tjetër./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.