Rama për protestën: Falënderim për ata që nuk dëmtojnë Shqipërinë për “babalepartinë”

141

TIRANË, 26 Maj/ATSH/ – “Faleminderit të gjithë atyre demokratëve, të cilët nuk duan ta shohin me sy qeverinë, por nuk morën pjesë në protestë pasi nuk pranojnë të dëmtojë Shqipërinë për “babalepartinë”.

Në përfundim të protestës së organizuar sot nga opozita në kryeqytet, Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Berat në kuadër të turit të llogaridhënies publike falënderoi të gjithë ata demokratë nuk u pranuan të bëhen pjesë e kësaj proteste.

“Faleminderit të gjithë atyre demokratëve, të cilët nuk duan ta shohin me sy qeverinë, po e refuzuan ftesën për të marrë pjesë në babaleprotestën sa qesharake, aq edhe të pabesë ndaj çdo shqiptari e shqiptareje, që nuk pranon të dëmtojë Shqipërinë për “babalepartinë”, shkruan Kryeministri Rama në rrjetin social “Facebook”. /m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.