ITALI – 1 500 migrantë shpëtohen në Mesdhe

ROMË, 26 maj /ATSH-AFP/ – Rreth 1 500 migrantë u shpëtuan ditën e enjte dhe të premte në Mesdheun Qendror në disa operacione me përfshirjen e anijeve të marinës italiane, OJQ-së dhe të agjencisë europiane ”Frontex”, njoftuan rojat bregdetare italiane.

Vetëm dje, shtatë operacione të ndryshme mundësuan shpëtimin e 1 050 personave.

OJQ-të gjermane ”Sea-Watch” dhe ”Sea-Eye” raportuan se shpëtuan rreth 450 persona të enjten në bordin e tri anijeve të mbingarkuara.

Disa migrantë u hodhën në ujë për të shmanguar mundësinë e rikthimit në Libi./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.