DUBLIN – Irlandezët i thonë ”po” legalizimit të abortit

DUBLIN, 26 maj /ATSH-AFP/ – Irlandezët votuan dje për shfuqizimin ose jo të ndalimit kushtetues për abortin, një votim historik në një shtet me një tradita të forta katolike, ndërkohë që sipas rezultateve paraprake, ka fituar ”po”-ja.

Kryeministri i vendit, Leo Varadkar e konsideroi këtë referendum ”një revolucion të qetë”.

Rreth 3,5 milionë zgjedhës u regjistruan për të votuar në këtë referendum në përfundim të një fushate të vështirë, ku ndasitë mes qytetit dhe fshatit, të rinjve dhe të moshuarve u përshkallëzuan edhe më tej.

Referendumi erdhi si rezultat i një debati prej disa dekadash për abortin në Irlandë dhe regjistroi herën e gjashtë në këtë vend që votohet për këtë çështje.

Legjislacioni irlandez ishte një nga më kufizuesit në Europë, së bashku me Irlandën e Veriut dhe Maltën, që i detyron dhjetëra mijëra gra për t’u drejtuar jashtë vendit për të abortuar./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.