Fund ndërhyrjeve në skemat e mbështetjes në bujqësi, këtë vit 30% më shumë aplikime

TIRANË, 26 Maj/ATSH-Maela Marini/ – 30 % më shumë aplikime për skemat e mbështetjes në bujqësi, ndërkohë që 90 % e aplikuesve do të fitojnë.

Kështu deklaroi të shtunën nga Berati, Kryeministri Edi Rama, duke nënvizuar ndryshimin kolosal nga periudha e mëparshme, kur në skema kishte ndërhyrje e deformime që sollën edhe humbjen e besimit të shumë njerëzve, pasi u krijua besimi se skemat ishin të orientuara politikisht.

Sfida jonë, vijoi ai, është të shtojmë volumin e mbështetjes për prodhuesit dhe agropërpunuesit.

“Duam të fuqizojmë turizmin që është një industri fituese për shtetin, ekonominë lokale dhe ekonominë familjare të atyre që mund të jetojnë sot në zona të thella, që janë në pamundësi për tu bërë pjesë e zhvillimit të bujqësisë, dhe ku sot vetëm mbijetojnë”, tha Rama.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.