Trajtimi i mbetjeve në Sharrë me teknologji të lartë

260

TIRANE, 25 maj/ATSH/-Kryeministri Edi Rama ishte sot në vendndërtimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane në Sharrë, Tiranë, ku u njoh nga ekipi i investitorëve, projektuesve e zbatuesve me ecurinë e projektit.

Një projekt në përputhje me strategjinë e trajtimit të integruar të mbetjeve dhe që respekton standardet europiane të sigurisë dhe mjedisit.

Teknologjia e impiantit është ndër më të avancuarat dhe garanton respektim e mjedisit.

“Ky është një model që është me avantazhe të mëdha në raport me landfillet tradicionale ndryshe nga çfarë broçkullohet këtu tek ne sepse landifillet tradicionale kanë një shtrirje të pafundme në terren. Nga ana tjetër, i gjithë procesi i trajtimit është një proces shumë më i sofistikuar dhe shumë më kualitativ këtu. Prodhimi i biogazit i kombinuar me asgjesimin e gjithë pjesës së hijëzuar që është në standarde optimale sipas normave të BE duke pasur parasysh se në këtë investim është një nga liderët global  të kësaj fushe”, u shpreh kryeministri gjatë këtij inspektimi.

E rëndësishme për ne, tha Rama është që të rajonalizojmë sepse nëse u ndërtua në Elbasan nuk mund të jetë vetëm Bashkia Elbasan duhet të jetë e gjithë zona për rreth. Nëse u ndërtua në Tiranë duhet të jetë edhe Durrësi, Kruja, Kavaja dhe gjitha bashkitë, Kamza pa diskutim”.

Nga njëra anë, synimi është trajtimi i mbetjeve, duke zgjidhur një problem madhor, jo vetëm për kryeqytetin, si rezultat i ndotjes që shkaktojnë grumbullimi dhe djegia tradicionale e mbetjeve dhe nga tjetër, prodhimi i energjisë së rinovueshme, që do të hidhet në rrjetin elektrik të vendit.

Ndërkohë, projekti parasheh që e gjithë zona të kthehet në një zonë të pyllëzuar, duke u kthyer në një park natyror, i hapur për të gjithë. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.