SOFT NEWS – Meteoritet zgjojnë ëndrrat e nomadëve marokenë

ZAGORA, 25 maj /ATSH-AFP/ – Ata përshkojnë shkretëtirën në jug të Marokut, më këmbë ose me fuoristradë, me shpresën për të gjetur gurë të rënë nga qielli.

Zbulimi i në pjese nga meteoriti, shumë i kërkuar nga studiuesit dhe koleksionuesit, zgjon ëndrrën e nomadëve.

“Kjo është çështje fati, është si të luash lotari”, shprehet Abderrahman, infermieri 48-vjeçar, i cili kthehet rregullisht në një ”gjuetar” meteoritesh.

“Kjo mund të vlejë më shumë se ari!”, thekson Mohamed, një ish-profesor i edukimit fizik që jeton në Zagora, një qytet gjysmë-shkretëtirë në jug të mbretërisë, rreth 700 kilometra nga Rabati.

Ky 59-vjeçar e filloi para katër viteve këtë gjueti të thesarit. Me kasketë në kokë dhe veshje sportive, ai udhëton në dunat e rërës dhe rrafshinat me makinën e tij, në kërkim të këtyre mbetjeve të sistemit diellor. Për të identifikuar gjetjet e tij ai përdor një lupë dhe një magnet shumë të fortë.

Nën një nxehtësi tropikale, Mohamed bën kërkime në një terren shkëmbor në zonën e M’Hamid el Ghizlane, pllaja e fundit marokene e rrugës drejt Tombuktut mitik.

Ai ndalet para një terreni të zbrazët, që sipas tij, të njofton për rënien e një meteoriti.

Kjo është një prej shenjave të para./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.