Paketa e agroturizmit një mundësi për ekonominë lokale

134

Paketa e agroturizmit një mundësi për ekonominë lokale

Paketa e agroturizmit një mundësi për ekonominë lokalehttps://ata.gov.al/2018/05/25/paketa-e-agroturizmit-nje-mundesi-per-ekonomine-lokale/Në bashkëbisedimin e tij më qytetarët, ministri Klosi ftoi gjithashtu të gjithë ato biznese që kanë mundësi të orientohen drejt agroturizmit me qëllim ngritjen e pikave agroturistike dhe afrimin e turistëve të huaj nëpërmjet produkteve bio të zonës dhe aktiviteteve argëtuese.Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla gjatë takimit të “Llogaridhënies” në Cerrik ju përgjigj interesimit të qytetarëve përsa i përket punësimit duke vënë theksin tek meritokracia, ndërkohë që vuri në dukje se emërimeve politike u ka ardhur fundi.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on 25.05.2018

 

TIRANË, 25 Maj / ATSH / – Nga turi i llogaridhënies në qytetin e Cërrikut Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi përsëriti apelin e tij për biznesin që ndot mjedisin.

Duke iu referuar ndotjes në Elbasan ministri Klosi u shpreh se inspektoriati i Mjedisit është duke monitoruar situatën e krijuar dhe se nuk do të lejohen abuzime me mjedisin. Për ta shndërruar Shqipërinë në një destinacion turistik europian duhet më shumë vëmendje ndaj mjedisit ku problematikat e shumta janë të trashëguara prej vitesh.

Në bashkëbisedimin e tij më qytetarët, ministri Klosi ftoi gjithashtu të gjithë ato biznese që kanë mundësi të orientohen drejt agroturizmit me qëllim ngritjen e pikave agroturistike dhe afrimin e turistëve të huaj nëpërmjet produkteve bio të zonës dhe aktiviteteve argëtuese.

Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla gjatë takimit të “Llogaridhënies” në Cerrik ju përgjigj interesimit të qytetarëve përsa i përket punësimit duke vënë theksin tek meritokracia, ndërkohë që vuri në dukje se emërimeve politike u ka ardhur fundi.

Ndërsa në takimin me qytetarët e Librazhdit ministri Klosi kërkoi banorëve që të denoncojnë në portalin e bashkëqeverisjes për çdo inspektor, punonjës apo drejtor që nuk i përgjigjet kërkesave të qytetarëve. Edhe këtu ministri i Turizmit dhe Mjedisit vuri theksin në mbrojtjen e pasurive të shumta natyrore të zonës si edhe në zhvillimin e pikave agroturistike, në mënyrë që bizneset e zonës të përfitojnë nga paketa me lehtësitë fiskale. /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.