Në mandatin e dytë qeverisës më shumë investime për Burrelin

TIRANË, 25 maj /ATSH- I. Vata/ – Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka vijuar turin e llogaridhënies në njësinë administrative Rukaj në bashkinë Burrel të qarkut Dibër.

Në fjalën e saj, Xhaçka shprehet se “do të jem avokate e juaj për të çuar përpara të gjitha çështje dhe për të adresuar gjithë ato problem që ka komuniteti juaj në qeveri, apo edhe në bashki”.

“Bashkia nuk është aleati ynë është është e pavarur, por do përpiqemi të gjejmë të gjitha urat e bashkëpunimit edhe me Bashkinë”, tha Xhaçka.

Më tej, Xhaçka shtoi se “nëse ndihmën ekonomike e ndante kryetari i komunës, apo këshilli vetëm për militantët e partisë në pushte, sot formula e ndihmës ekonomike nuk manipulohet dot. Abuzojnë me ju kur u thonë se po të kesh një televizor nuk merr ndihmën ekonomike, kjo nuk është e vërtetë fare”.

“Unë e di se ka shumë për të bërë dhe ka gjëra që duhet t’i kishim bërë ndryshe. Mandati i parë qeverisës ka qenë një mandat i vështirë, një mandate ku na është dashur ta futim shtetin në binarët e ligjshmërisë, ta shkëpusim shtetin nga skenari grek i falimentimit. Kemi bërë një menaxhim të mirë të financave publike dhe këtë mandat të dytë kemi më shumë para, kemi më shumë mundësi për t’u kujdesur më shumë për të gjitha nevoja dhe problematikat jo vetëm në qendrat e qarku, por dhe në zona të tjera”, tha Xhaçka.

Banorët e njësisë Rukaj, i kërkuan ministres një urë, për të cilën Xhaçka shprehur gatishmërinë për ndërtimin e saj. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.