Fustanet e verës 2018 ,freski dhe detaje femërore

TIRANË, 25 maj /ATSH/ – Nëse po kërkoni të freskoni garderobën tuaj për verën që po vjen, fustanet janë ideale për këtë sezon.

Fustanet që sugjerojnë stilistët për këtë sezon janë vërtetë të bukura dhe domosdoshmëri në garderobën tuaj.

Dantella duket se është kryefjala e këtij sezoni në fustane, ndaj nga Jennifer Lopez, deri tek Kate Middleton e kanë përqafuar këtë trend.

Gjithashtu fustanet e kësaj vere vijnë në materiale të lehta si pambuku dhe linoja për një freski dhe komoditet gjatë ditëve të nxehta.Modelet e tyre janë shumëllojshme nga ato sportivët deri tek ato për një mbrëmje speciale që na japin një pamje glamur.

Këtë verë fustanet vijnë dhe me deteja qëndisje dhe pak transpartente ,ku nuk mungojnë detajet me grep si një risi e kësaj verë që na çon më afër folkut dhe traditës për një pamje boheme.

Shfletoni galerinë e mëposhtëme për ide të zgjuara dhe me stil për blerjen e fustanit të rradhës për këtë verë./a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.