Formimi profesional, ngrihet akademia “SHELL” në Berat

TIRANË, 25 maj/ATSH/ – Qeveria Shqiptare së bashku me kompaninë e naftës SHELL do të ndërtojnë në qytetin e Beratit akademinë “SHEll”, për të specializuar të rinjtë dhe të rejat që do të punojnë në sektorin e naftës dhe të gazit.

Lajmi u bë i ditur nga kryeministri, Edi Rama gjatë bashkëbisedimit të tij me qytetarët e qarkut të beratit, në kuadër të llogaridhënies së qeverisë.

“Këtu, në Berat ne kemi ndërtuar qendrën e re të formimit profesional dhe në bashkëpunim  me SHELL-in do të çelim akademinë SHELL, për të trajnuar dhe specializuar vajza dhe djem që do të punojnë në sektorin e naftës dhe gazit që është në zhvillim e sipër,” përfundoi kryeministri Rama.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.