Deri në fund të vitit, 25 mijë të punësuar

218

TIRANË, 25 maj/ATSH/ – Llogaridhënia e qeverisë kësaj here është ndalur në qarkun e Beratit konkretisht në qytetin e Kuçovës, ku kryeministri Edi Rama dhe ministrat kanë shpjeguar reformat e ndërmarra duke u njohur edhe me problemet e banorëve të zonës.

Në fjalën e tij kreu i qeverisë, Edi Rama  tha se të gjitha zyrat e punës në këtë qark kanë realizuar objektivat dhe janë përtej objektivit të muajit maj.

Kreu i qeverisë theksoi se vetëm nga zyrat e punës deri tani janë punësuar plot 10 mijë persona.

“Objektivi ynë është që në fund të vitit të punësojmë 25 mijë njerëz vetëm nga zyrat e punës. Ky është fakt  dhe sigurisht që është një fakt që nuk të vjen në kafene dhe nuk të del në TV, se në  televizor janë të interesuar për të treguar se kush u punësua por për të treguar se kush është i papunë dhe kjo është puna e tyre, dhe jo e imja”, tha Kryeministrti.

Duke u ndalur te fuqia punëtore e kualifikuar, Kryeministri Rama theksoi se ky është një nga problemet që po has qeveria.

“Problem është specializimi për të bërë një punë.

Kemi sot një barë shumë të madhe pasi kemi me dhjetëra e qindra të rinj të cilët kanë marrë diploma te Kristali, etj, nuk dinë të bëjnë asnjë punë, s’dinë ta bëjnë dhe nuk ësht ë faji i tyre por është faji i një sistemi i cili i futi në një rrugë qore”, përfundoi Kryeministri./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.