BRITANI E MADHE – Ekspertët kërkojnë rritjen e taksave për të shpëtuar sistemin shëndetësor

LONDËR, 25 maj /ATSH-ANSA/ – Një ndërhyrje në barrën fiskale në Britaninë e Madhe është mëse e nevojshme, në qoftë se duam të ruajmë sistemin shëndetësor të vendit nga falimentimi, konfirmojnë ekspertët dhe kërkuesit shkencorë.

Sipas kërkuesve shkencorë të fondacionit ”Fiscal Studies and Health” Foundation-it , një rritje e taksave me 4% do të thotë një rritje prej 2 000 stërlinash për familje, e ndare në 15 vite, e cila garanton spitalet dhe ambulatorët me burimet e duhura minimale.

Një propozim që shkon mbi 2% mbi maksimumin e rritjes së taksave të qeverisë së Thereza Mayt.

Ndërsa, sipas Jeremi Corbyn të Partisë Laburiste, duhet një ndërhyrje fiskale te shtresat e mesme dhe të larta të shoqërisë për të përmirësuar sistemin sanitar dhe rritur mirëqenien.

Bilanci i sistemit shëndetësor është akoma më i dobet sesa ai i viteve ’80-’90 kur vendin e drejtonte kryeministrat Margaret Thatcher dhe John Major./    /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.