Audiopërgjimi, po doli i vërtet jap dorëheqjen, nëse jo të iki Basha

225

TIRANË, 25 maj/ATSH/ – Nëse audiopërgjimi i publikuar nga Partia Demokratike do të rezultojë i vërtetë, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka deklaruar se do të jap dorëheqjen nga posti i tij, por nëse kjo e fundit rezulton e pavërtetë, Xhafaj ka kërkuar largimin e kreut të PD, lulzim Basha.

Ministri Xhafaj ka zgjedhur rrjetin social “Twitter”  për të bërë publik qëndrimin e tij duke sfiduar kreun e PD, Lulzim Basha.

“Bashkëqytetarëve të thirrur në protestë, u them sot : Nëse audio përgjimi i bërë publik nga PD, do të rezultojë i vërtetë, unë do të marr çdo përgjegjësi morale, politike e ligjore, përfshi dhe largimin nga funksioni i Ministrit të Brendshëm. Jam i gatshëm ta bëj këtë pa hezitim.

Nëse provohet e kundërta, atëherë duhet që Lulëzim Basha të dorëhiqet dhe të përballet me ligjin. Pyeteni: A është ai i gatshëm për këtë sfidë?

E vërteta është vetëm një, dhe vetëm një në këtë rast. Ai që nuk është në anën e të vërtetës, duhet të përgjigjet. Këtë e kërkon interesi i ligjshëm i qytetarëve. #Drejtësiderinëfund”, përfundon Ministri./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.