“Rilindja Urbane”, 67 bujtina të hapura për turistët në Gjirokastër

TIRANË, 24 maj/ATSH/ – Projektet kombëtare të Rilindjes urbane janë duke dhënë rezultate të prekshme dhe sidomos në përthithjen e turistëve të huaj të cilët kanë vendosur të vizitojnë Shqipërinë si një destinacion të sigurt, argëtues dhe përballueshëm ekonomikisht.

Nga projektet e Rilindjes Urbane, kanë përfituar një serë qytetesh si, Berati, Korça, Himara, Durrësi dhe Gjirokastra, qytete të cilat kanë shfrytëzuar trashëgiminë e pasur kulturore për të bërë turizëm.

Kryeminsitri, Edi Rama, i cilësoi këto projekte si mjaftë të rëndësishme për vendin dhe qytetet që ato janë ndërtuar, duke theksuar se vetëm në Gjirokastër janë ndërtuar 67 bujtina nga 4 që kishte qytet para 3 vitesh.

“Fal programit kombëtar të Rilindjes Urbane kemi krijuar një hapësirë të re , me të gjithë qytet që janë të lidhura me trashëgiminë kulturore, që janë të lidhura me të tjera arsye për të shkuar dhe për ti vizituar,  sepse projektet e Rilindjes urbane kanë sjellë një dritë të re pozitive një këto destinacione.

Po të shikojmë shifrat e Gjirokastrës, Beratit, Korçës apo edhe Vlorës, Himarës, Durrësit dhe kështu me radhë, jo thjesht shikojmë rritje të numrit të vizitorëve por shikojmë edhe një rritje të ndjeshme të mundësive për  të qëndruar si rezultat i rritjes së kapaciteteve.

Në Gjirokastër vetëm përpara 3 apo katër vjetësh, ishin 3 apo 4 hotele ose  bujtina që mund të qëndroje për të kaluar natën, por sot janë 67 që janë të regjistruara në faqen globale “Booking.com” ku mund të prenotosh në distancë dhomat”.

Programi i “Rilindjes Urbane” sipas  kreut te qeverisë, Rama, ka sjellë dhe një impuls të ri në ekonominë e turizmit dhe ekonomisë familjare, dhe tashmë shumë persona mund të përfitojnë nga turizmi vetëm duke hapur shtëpitë e tyre.

“Programi ka sjellë një impuls të ri në ekonominë e turizmit dhe ekonominë familjare, të shumëkujt që deri dje nuk e kishte mundësinë ta imagjinonte se mund të investonte për turizmin duke vendosur në dispozicion të turizmit dhe turistëve shtëpinë e vet apo mjedisin e vet për shkak se tërheqja e vet qytetit ishte shumë e dobët.

Sot, nuk është më kështu.

Natyrisht ka shumë për të bërë në këtë qytet, në cdo zonë por sot nuk është më kështu.

Rritja e kapaciteteve mikpritëse është e vazhdueshme dhe gjithnjë më intensive në çdo zonë të Shqipërisë”, pwrshundoi kryeministri Rama./e.caushi/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.