MOSKË – Ushtria hedh poshtë çdo përgjegjësi, akuzon Kievin për rrëzimin e avionit MH17

195

MOSKË, 24 maj /ATSH-AFP/ – Ushtria ruse hodhi poshtë konkluzionet e hetuesve ndërkombëtarë, të cilët identifikuan raketën që rrëzoi avionin MH17 mbi territorin e Ukrainës në vitin 2014, me pretendimin se asnjë raketë ruse nuk kishte kaluar kurrë kufirin, ndërkohë që akuzoi Kievin.

”Asnjë raketë anti-ajrore e ushtrisë ruse nuk ka kaluar kurrë kufirin ruso-ukrainas”, bëhet e ditur nga agjencitë ruse, që citojnë një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes.

Autoritetet ruse ofruan prova të thelluara për përfshirjen e njësive ukrainase, të cilët kanë përdorur raketat ”Bouk” për rrëzimin e avionit.

Avioni i kompanisë ”Malaysia Airlines”, i cili lidhte Amsterdamin me Kuala Lumpurin, u rrëzua në hapësirën e Lindjes separatiste proruse të Ukrainës më 17 korrik 2014 me 298 persona në bord, shumica holandezë.

Moska në mënyrë të përsëritur ka mohuar përfshirjen në këtë tragjedi duke drejtuar gishtin tek forcat ukrainase./
/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.