Mënyra natyrale për zbutjen e dhimbjeve reumatike

TIRANË, 24 maj /ATSH/ – Pa marrë parasysh moshën ose gjininë, secili prej nesh së paku një herë ka ndier dhimbje në eshtra, më së shpeshti në shpinë, gjunjë ose në nyja.
Përveç me ilaçe, dhimbjet mund të zbuten edhe me zgjedhje më të mirë të ushqimit dhe me ushtrime.
Kalciumi
Disa ushqime shpejtojnë largimin e kalciumit nga eshtrat, ndërsa disa të tjera ndihmojnë që nyjat të funksionojnë më mirë. Personat që vuajnë nga reuma duhet që ta shmangin mishin, djathërat me yndyrë dhe proshutat. Secila perime, veçanërisht lakra dhe bishtajat ndihmojnë për funksionim më të mirë të nyjave.

Lakra

Shtresat nga lakra janë ilaç efikas kundër dhimbjeve reumatike. Duhet të mënjanohen shtresat e trasha, ndërsa fletët duhet të hollohen me ujë dhe më pas të vendoset në vendin që dhemb, të mbështillet me një leckë të thatë dhe të shtrëngohet me fashë. Shtresa duhet ndërruar tri herë në ditë.

Dieta

Njerëzit që kanë probleme reumatike dhe kanë peshë të tepërt, do të duhej që gradualisht të humbin peshë, sepse pesha e tepërt ka ndikim tejet të dëmshëm në nyjat e ijëve dhe këmbëve.

Arra

Të përzihet një litër vaj ulliri i parafinuar dhe 1 lugë e gjetheve të grira të arrës. Të mbahet në vend të ngrohtë një muaj, me përzierje të përditshme. Me këtë vaj duhet të bëhet masazh në vendet që dhëmbin.

Livanda

Kavanozin prej 1.5 litrash mbusheni me lule të livandës, e mbushni me vaj ulliri, e mbyllni mirë dhe e mbani në diell 15 ditë. Me këtë vaj duhet të lyhen dhe t’u bëhet masazh vendeve që dhembin.

Vaska

Kundër dhimbjeve reumatike mund të ndihmojnë edhe vaskat me ujë të vakët dhe fërkimi i lëkurës rreth vendit që dhemb me peshqir./a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.