Ahmetaj: Ofertë për të ndërtuar një strukturë akomoduese në jug të vendit

366

TIRANË, 23 maj/ATSH/- Ministri i Financave Arben Ahmetaj bëri të ditur sot se ka një ofertë për të ndërtuar një strukturë akomoduese në jug të vendit dhe se oferta do të shkojë shumë shpejt në Komitetin e Investimeve Strategjike në Këshill të Ministrave për shqyrtim.

Gjatë një aktiviteti për zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm në vend, ministri Ahmetaj prezantoi lehtësitë fiskale që ka ndërmarrë qeveria për këtë sektor.

“Kam nxjerrë një procedurë për të nisur procesin për të çuar në komitetin e investimeve strategjike në Këshill të Ministrave një projekt në jug të Shqipërisë”, theksoi ministri.
Bëhet fjalë, shtoi ai, për një strukturë akomoduese të konsiderueshme nga aspekti i ofrimit të shërbimeve dhe numrit të dhomave

“Kjo tregon se interesi nuk është më virtual por i prekshëm dhe procedurat nuk janë më promovimi por ekzekutimi”, deklaroi Ahmetaj.

/a.gjonaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.