Ura e Darzezës, gati për të përballuar fluksin e pushuesve

Ura e Darzezës, gati për të përballuar fluksin e pushuesve

Ura e Darzezës, gati për të përballuar fluksin e pushuesvehttps://ata.gov.al/2018/05/22/ura-e-darzezes-gati-per-te-perballuar-fluksin-e-pushuesve/Bashkia e Fierit ka vijuar punën me rikonstruksionin e rrugës Fier-Darzezë, një aks që siguron daljen në detin Adriatik. Darzeza është një nga fshatrat turistik të rrethit të Fierit që veçon për vijën e saj bregdetare dhe bregun halor të pishave të buta që e rrethojnë.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on 22.05.2018

FIER, 22 maj/ATSH-Maela Marini/ – Ura e Darzezës është gati për të përballuar fluksin e pushuesve.

Bashkia e Fierit ka vijuar punën me rikonstruksionin e rrugës Fier-Darzezë, një aks që siguron daljen në detin Adriatik.

Ura e Darzezës u shkatërrua plotësisht nga përmbytjet e dhjetorit 2017, ndërsa u ndërtua në kohë rekord nga Forcat e Armatosura dhe bashkia Fier, duke rikthyer normalitetin për 2 mijë banorët e zonës.

Darzeza është një nga fshatrat turistikë të rrethit të Fierit, që veçon për vijën e saj bregdetare dhe bregun halor të pishave të buta që e rrethojnë.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.