Unai Emery, pasuesi i Venger tek Arsenal

TIRANË, 22 Maj /ATSH/ -Trajneri spanjoll Unai Emery, i cili vetëm pak ditë më parë u largua zyrtarisht nga PSG, do të jetë pasuesi i Arsene Venger në stolin e topçinjëve të Londrës.

Atëhere kur të gjitha rrugët të çonin të ndihmësi i Pep Guardiolës, ish mesfushori i Arsenalit Mikel Arteta, drejtuesit e klub londinez kanë vendosur tia besojnë pankinën e skuadrës një trajneri me eksperiencë dhe që ka fituar disa trofe në karrierën e tij, duke zgjedhur pikërisht Unai Emery.

Marrëveshja mes palëve është arritur dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i cili do të vijë në ditët e ardhshme. Emri i Emery ishte përmendur edhe si pasues i mundshëm i Sarrit në stolin e Napolit, por pas eksperiencave me Spartakun e Moskës, Sevillan dhe PSG, spanjolli do të drejtojë në Premier League teksa do të ulet në stolin e Arsenalit.

/gj.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.