UASHINGTON – Maas: Lidhjet SHBA-Gjermani janë të ngushta dhe të thella

UASHINGTON, 22 maj /ATSH-DPA/ – Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas vuri në dukje lidhjen e fortë mes vendit të tij dhe SHBA-së pasi mbërriti sot në Uashingtonin për të zhvilluar bisedime që pritet të jenë të dominuara nga politika amerikane kundrejt Iranit.

“Lidhja jonë me SHBA-në është e ngushtë dhe e thellë, ndonëse opinionet tona dallojnë në disa aspekte”, tha Maas duke theksuar se është e rendësishme që dialogu të mbetet i hapur.

“Megjithatë marrëdhëniet transatlantike janë duke ndryshuar”, shtoi ai.

Maas do të takohet nesër homologun e tij, Mike Pompeo i cili prezantoi dje strategjinë e tij mbi Iranin, duke kombinuar thirrjet për paqe në Lindjen e Mesme me kërcënimet për presion financiar të paprecedentë kundër Teheranit, si dhe me John Bolton, këshilltari për sigurinë i presidentit, Donald Trump. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.