SHBA – Samiti me Kim në fokus të takimit Trump-Moon

UASHINGTON, 22 maj /ATSH-AFP/ –  Presidenti amerikan, Donald Trump pret sot në Shtëpinë e Bardhë homologun koreano-jugor, Moon Jae-in për të diskutuar rreth samitit me liderin koreano-verior, Kim Jong Un, ku tashmë ndihet një lloj pasigurie.

Tri javë nga takimi historik i Singaporit, mbarëvajtja e të cilit mbetet ende e rrethuar nga misteri, Donald Trump ka besim tek drejtuesi i Shtëpisë Blu për ta ndihmuar atë të deshifrojë qëllimet e sakta të njeriut më të pushtetshëm të Phenianit.

Në qendër të debateve mbetet çështja e denuklearizimit, që Uashingtoni e kërkon të jetë e  plotë, e verifikueshme dhe e pakthyeshme.

Trump dhe Moon, të cilët zhvilluan biseda telefonike gjatë fundjavës, në mesditë do të jenë të pranishëm në Zyrën Ovale, por nuk është planifikuar asnjë konferencë e përbashkët shtypi./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.