Rikthimi në ‘Ligën e Kampioneve’ rezervon përballje të vështira për ‘Interin’

TIRANË, 22 maj/ATSH-A.Fortuzi/- “Inter” do ta nisë në malore “Ligën e Kampioneve”. Skuadra zikaltër, që mungon prej 7 vitesh në këtë kompeticion, do të kthehet duke u përballur me më të mirat, në rast se kualifikohet në fazën e grupeve.

Kështu sipas të gjitha parashikimeve, “Interi” pasi të mbyllë fazën eliminatore, do të jetë e rreshtuar në vazon numër katër, në shortin që do të hidhet për grupet e Champions-it dhe sigurisht që do të përballet me kundërshtarë më të fortë.

Në vazon e parë janë ekipet kampione si “Juve”, “Siti”, “Barcelona”, “Bajern”, “PSG”, “Lokomotiva e Moskës” dhe “Atletiko e Madridit”. Në të dytën do të jenë “Napoli”, “Porto”, “Mançester Junajtid”, “Borusia Dortmund” dhe “Shahtjor”.

Por, tre vendet e fundit mbeten për t’u caktuar. “Interi” për momentin është me “Hofenhajmin” dhe pret ekipet e tjera që të plotësojnë ekipet e vazos së katërt. Një “malore” që në start për zikaltrit. /r.e/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.