Përfundon aksi rrugor Hysgjokaj- Kurtinë, një korridor i rëndësishëm tregtar për zonën

TIRANË, 22 maj/ATSH/- Aksi rrugor Hysgjokaj- Kurtinë, një korridor i rëndësishëm tregtar për zonën ka përfunduar.

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato zhvilloi një takim me banorët e njësisë Hysgjokaj, Lushnje në kuadër të llogaridhënies publike “Puna për Shqipërinë që Duam”.

Banorët u njohën me reforma të rëndësishme si ajo në drejtësi apo investimet e parashikuara në zonë.

Ata i paraqitën ministres disa nga problemet e zonës që kishin të bënin me infrastrukturën apo furnizimin me ujë në kapacitet të plotë.

Ministrja Qato renditi disa nga investimet e parashikuara të bëhen në këtë zonë që do të lehtësojnë më tej fermerët për lëvizjen e produkteve të tyre bujqësore, ndërsa e ka cilësuar një lajm të mirë për banorët e kësaj zone përfundimin e aksit rrugor Hysgjokaj- Kurtinë

Më tej, ajo shpjegoi edhe skemat e reja të subvencionimit ndaj bujqve, të parashikuara nga qeveria.
/a.gjonaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.