FOKUS – Merkel në Kinë pas mosmarrëveshjeve tregtare me Trump

BERLIN, 22 maj /ATSH-AFP/ – Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të përpiqet nesër në Kinë për një afrim të mundshëm me eksportuesin më të madh në rang botëror, pavarësisht mosmarrëveshjeve, për t’u përballur me konkurrentin e vetëm amerikan në tregtinë ndërkombëtare.

Prioritet për lideren gjermane do të jetë hartimi i një strategjie të përbashkët me presidentin Xi Jinping përballë kërcënimeve të Donald Trump për të vendosur tarifa të larta doganore për çelikun dhe aluminin.

“Dy vendet ranë dakort për të marrë në konsideratë hapjen e tregjeve dhe një tregti globale të rregulluar si domosdoshmëri. Ky është aspekti qendror i vizitës’’, theksoi sot një zëdhënësja e kancelares, Martina Fietz, pasi Kina është partnerja më e madhe tregtare e Gjermanisë.

Kancelarja gjithashtu këmbënguli, të shtunën, për qasjen e Pekinit dhe Berlinit drejt multilateralizimit dhe rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë.

Por, ambicia gjermane për një qëndrim të përbashkët kundrejt Trumpit u përshkallëzua nga njoftimi i një marrëveshje mes Uashingtonit dhe Pekinit për të pezulluar rritjen reciproke të detyrimeve doganore për të negociuar një zgjidhje të qëndrueshme, që do të shmangte një luftë tregtare.

Për Gjermaninë, një kompromis kino-amerikan do të nënkuptonte se ajo do të gjendej krejt e vetme në vijën e parë përballë sulmeve verbale dhe doganore të Donald Trump.

Ky i fundit i konsideron suficitet gjermane si një kërcënim për vendin e tij.

Ai akuzoi gjithashtu Gjermaninë se po përfiton nga SHBA-ja pasi nuk po i rrit në masën e nevojshme shpenzimet ushtrake brenda NATO-s./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.