AXHENDA NDËRKOMBËTARE 22/5/2018

ROMË (Itali) – Presidenti Sergio Mattarella pret kryetarët e Dhomave përpara se të vendosë nëse do të dekretojë Giuseppe Conte, kandidaturë e propozuar për të drejtuar qeverinë L5Y/Liga.

BRUKSEL (Belgjikë) – Takim i ministrave të Tregtisë së BE-së (FAC/Trade) në fokus të bisedimeve janë tarifat amerikane.

BRUKSEL (Belgjikë) – Seancë dëgjimore e drejtorit të përgjithshëm të Facebook, Mark Zuckerberg në prani të drejtuesve të grupeve politike të Parlamentit Europian që do të transmetohet online.

GJENEVË (Zvicër) – Vijon punimet Asambleja e Përgjithshme e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

MANÇESTER (Britani e Madhe) – Kryeministrja Theresa May dhe princi William do të jenë të pranishëm në Mançester për të përkujtuar sulmin tragjik ku u shënuan 22 të vdekur një vit më parë.

HAGË (Holandë) –Ministri palestinez i Punëve të Jashtme do të mbajë një konferencë shtypi pas takimit me prokurorin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare.

UASHINGTON (SHBA) – Donald Trump pret në Shtëpinë e Bardhë presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.