SHBA – Uashingtoni premton një presion maksimal kundër Teheranit

UASHINGTON, 21 maj /ATSH-AFP/ – Shefi i diplomacisë amerikane, Mike Pompeo premtoi sot se Irani nuk do të ketë më kurrë dorë të lirë për të dominuar Lindjen e Mesme, gjatë prezantimit të një presioni maksimal mbi Teheranin.

Në fjalimin e tij, sekretari amerikan i Shtetit premtoi gjithashtu se “do të zbulojë agjentët iraniane në të gjithë botën”.

Mike Pompeo, ish-drejtor i CIA-s, mbajti sot një fjalim veçanërisht të ashpër kundër Teheranit dhe garantoi se SHBA-ja do të ushtrojë një “presion financiar të paprecedentë mbi regjimin iranian, me sanksionet më të forta në histori”. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.