SHBA – Pentagoni parashikon masa të reja kundër Iranit

UASHINGTON, 21 maj /ATSH-AFP/ – Pentagoni synon të marrë masa të reja për të bllokuar influencën e Iranit në Lindjen e Mesme, deklaroi sot një zëdhënës i Pentagonit pas deklarimit nga shefi i diplomacisë amerikane Mike Pompeo për një strategji të re amerikane kundrejt Teheranit.

“Ne jemi duke vlerësuar nëse do të dyfishojmë masat aktuale apo nëse ne do të aplikojmë masa të reja”, deklaroi koloneli Rob Manning gjatë një konference për shtyp.

SHBA-ja kërcënoi Iranin me sanksionet më të ashpra në histori nëse Teherani nuk i përkulet kushteve drakoniane që ka vendosur Uashingtoni për të arritur një marrëveshje të re shumë më të gjerë, pas largimit amerikan nga teskti mbi bërthamoren iraniane të vitit 2015. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.