Rruga e Pogonit, investim me impakt të madh në zhvillimin ekonomiko-turistik  të zonës

TIRANE, 21 Maj/ATSH/- Kryeministri Edi Rama gjatë dëgjesës me përfaqësuesit e pakicës kombëtare greke në Grapsh, të Dropullit në jug të vendit, tha se një tjetër investim i rëndësishëm do të jetë përfundimi i punimeve në rrugën e Pogonit.

“Rrugën e Pogonit ne nuk do e lëmë aty. Ne do e vazhdojmë deri në fund, sepse është një zonë që ka një potencial të madh nga pikëpamja e turizmit dhe me impakt në zhvillimin ekonomik të zonës”, tha Rama.

Potencialet për zhvillimin e turizmit malor në këtë zonë janë të jashtëzakonshme, dhe investimet në infrastrukturë synojnë të lehtësojnë qarkullimin e mjeteve dhe njerëzve duke i dhënë një perspektivë të re banorëve dhe zonës

Përmes kësaj rruge kalohet edhe për të shkuar në kishën bizantine të Labovës së Kryqit, monument që tërheq një numër të konsiderueshëm vizitorësh çdo vit. /e.xh/ /a.g

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.