Llogaridhënia publike, 1 mijë takime në mbarë vendin

221

TIRANË, 21 maj/ATSH-Maela Marini/ – Janë rreth 1 mijë takime që parashikohet të zhvillohen në gjithë territorin e vendit, në kuadër të turit të llogaridhënies publike.

Në kuadër të turit të llogaridhënies publike, Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në qarkun e Gjirokastrës.

Duke u ndalur te fushata e llogaridhënies, Rama tha se programi i takimeve parashikon rreth 1 mijë takime në gjithë territorin.

Këto kontakte, sipas tij, i japin mundësinë sa më shumë njerëzve që edhe nëpër fshatra të mund të na dëgjojnë dhe të shprehin opinionet e tyre.

“Asgjë e mirë nuk i vjen një qeverie apo force politike, në rast se kujtohet të shkojë te njerëzit vetëm për vota. Pavarësisht të metave dhe se si mund të bëhet më mirë, është hera e parë që qeveria që në fillim, pa mbaruar ende vitin e parë të mandatit, shkon te njerëzit jo për t’u kërkuar vota, por për t’u dhënë shpjegime, për t’i dëgjuar madje edhe kritikat e tyre”, tha Rama. /r.e/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.