Largohen qentë nga rruga Bogë-Theth

246

TIRANË, 21 Maj / ATSH / – Pas shqetësimit të ngritur nga turistët, banorët  dhe stafi  i AdZM Shkodër që menaxhon Parkun Kombëtar të Thethit  për disa qenë endacakë, të cilët persona të papërgjegjshëm i kanë  lënë përgjatë aksit Bogë – Theth (në hyrje të Parkut Kombëtar Theth), duke rrezikuar kështu jetën  apo dhe duke frikësuar udhëtarët dhe vizitorët e Thethit.

Bashkia Shkodër në bashkëpunim me “Animals need Me” kanë zgjidhur në mënyrën më të mirë të mundshme problemin e shfaqur me qentë endacakë në aksin Bogë- Theth.

Kjo bashki ka nisur grumbullimin e tyre aty ku janë shfaqur dhe janë transportuar në qendrën e shoqatës  “Animals need Me”, me mbështetjen në terren nga Administrata e Zonave të Mbrojtura Shkodër. Transporti është mundësuar me mjetin e Bashkisë së Shkodrës, ashtu siç ishte rënë dakord me shoqatën.

Ndërhyrja ka nisur dje dhe do të vijojë deri në gjetjen dhe grumbullimin e të gjithë qenve pa pronar. Kjo ndërhyrje do të qetësoj banorët e zonë, turistët që lëvizin në këto hapësira por dhe kafshët shtëpiake apo të egra që kërcënoheshin nga këta qenë gjysmë të egër./n.lena/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.