KQZ miraton kontratën tip për auditimin ligjor të detyrueshëm të fondeve

202

TIRANË, 21 Maj/ATSH/ – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme
vendosi të miratojë kontratën tip të shërbimit që do të lidhet ndërmjet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe ekspertit financiar për auditimin ligjor të detyrueshëm të fondeve të përfituara dhe të shpenzuara gjatë vitit kalendarik 2017.

KQZ shqyrtoi edhe projektvendimin “Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatit nga listat shumemërore për këshillat bashkiak në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione”.

KQZ vendosi gjithashtu njoftimin e këshillave bashkiak për vazhdimin e procedurave për dhënien e mandatit kandidatëve të listave shumemërore, për plotësimin e vendeve vakant në këshillat bashkiak të Qarkut Tiranë, Bashkia Kavajë, znj. Xhensila Sqapi, Qarku Elebasan, Bashkia Elbasan, znj. Tatjana Ziu, Qarku Fier, Bashkia Divjakë, znj. Agnie Rrusho, Qarku Shkodër, Bashkia Fushë-Arrëz, z. Hil Kola, Qarku Shkodër, Bashkia Fushë-Arrëz, Gjelinë Gjoka, Qarku Vlorë, Bashkia Sarandë, znj. Eneola Qato, Qarku Lezhë, Bashkia Mirditë, z. Gjergj Marku. /gj.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.