ITALI – Giuseppe Conte pritet të jetë kryeministri i ardhshëm

259

ROMË, 21 maj /ATSH-AFP/ – Giuseppe Conte, avokat dhe pedadog i drejtësisë, 54 vjeç, një figurë e panjohur për publikun e gjerë dhe deri më tani i distancuar nga bota e politikës italiane, pritet të drejtojë qeverinë në Itali.

Luigi Di Maio dhe Matteo Salvini, liderët e Lëvizjes 5 Yjet (L5Y, antisistem) dhe Ligës (ekstremi i djathtë) të cilët arritën një marrëveshje për programin e përbashkët, pritet të paraqesin pasdite vonë kandidaturat e tyre për të drejtuar qeverinë.

Dy politikanët e lartë kanë qëndruar mjaft të rezervuar, por pasi shqyrtuan disa kanditatura për gati 10 ditë, media italiane u shpreh sot për Giuseppe Conte.

I  lindur në vitin 1964 në Volturara Appula, një komunë e vogël me 500 banorë e Pulias (jug), Conte mbaroi me rezultate të shkëlqyera studimet për drejtësi në Romë.

Para zgjedhjeve parlamentare të 4 marsit, L5Y e kishte prezantuar si ministër të mundshëm, i ngarkuar për të çrrënjosur burokracinë nga administrata publike./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.