Investimet për ujësjellësat, Rama: Bazuar mbi performancën

TIRANE, 21 maj/ATSH/- Në bashkëbisedimin që Kryeministri Edi Rama po zhvillon me banorë të Dropullit, qytetarët i kërkuan atij investime për ujësjellësin, duke qenë se Dropulli vuan për ujë.

Kryeministri Rama duke vënë në dukje faktin se kjo zonë është ndër të paktat që janë korrekte në pagesën e faturave të ujit dhe energjisë elektrike, theksoi se fondet do të shkojnë në bashkitë që rezultojnë me performancë pozitive.

“Në këtë komunitet historikisht është dhënë një shembull qytetarie, sepse dhe në periudhat më të errëta, ku njerëzit dolën nga binarët, këtu është paguar rregullisht energjia elektrike. Ishte një ndërhyrje e merituar investimi që bëmë ne”, iu përgjigj Rama-qytetarës.
Për sa i përket çështjes së ujit, Rama tha se kjo zonë nuk ka probleme me pagesën e faturave, por kemi të bëjmë me miradministrimin e sistemit.

“Bashkitë kanë në administrim ndërmarrjen e ujësjellësit dhe ne ua kemi bërë të qartë kryetarëve të bashkive se ne do të financojmë ujësjellësit që administrohen si duhet”, siguroi kryeministri.

Duke u ndalur në administrimin e ujësjellësve, Rama solli në vëmendje se kemi një trashëgimi të rëndë nga pikëpamja e transformimit të ndërmarrjeve në një ]erdhe për të futur njerëz jo profesionist në punë

Kjo sipas tij, ka bërë që ndërmarrjet të jenë shumë të dobëta nga pikëpamja e cilësisë së aktivitetit të tyre

“Në bazë të rezultatit të ]do ndërmarrjeje ne do të mbështesim me financime. Nëse ndërmarrja i ka shifrat sipas objektivave ne do ta financojmë, por nëse jo, ne nuk mund të vijojmë me financime”, deklaroi kreu i qeverisë.
/a.gjonaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.