BEOGRAD – BE: Kosova element kyç për anëtarësimin e Serbisë në union

300

BEOGRAD, 21 maj /ATSH-ANSA/ – Kosova është element kyç për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Europian, deklaroi shefi i delegacionit të BE-së në Beograd, Sem Fabrizi.

”Normalizimi i marrëdhënieve me Prishtinën dhe progresi në fushën e demokracisë dhe shtetit të së drejtës janë dy forcat tërheqësë që do të ndihmojnë Serbinë për t’u anëtarësuar në BE”, theksoi Fabrizi.

”Natyrisht, Kosova është elementi kyç dhe Bashkimi Europian ka vëzhguar gjithë rëndësinë e këtij procesi duke ofruar shërbimin e tij në bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit”, theksoi Fabrizi për gazetën serbe ”Blic”.

Ndërsa pyetjes se nëse Serbia duhet të njohë Kosovën për të hyrë në BE, diplomati  theksoi se ”BE ka statusin e neutralitetit dhe që të kërkohet është diçka normale në marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës”.

”Nëpërmjet dialogut Bashkimi Europian ofron shërbimet për të arritur këtë objektiv”, theksoi Fabrizi./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.