Veliaj dënon dhunën ndaj kryebashkiakut të Selanikut: Askush nuk mund të imponohet me dhunë

TIRANE, 20 maj/ATSH/-Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dënon aktin e dhunës ndaj kryebashkiakut të Selanikut, Yiannis Boutaris.
Nëpërmjet një mesazhi ne rrjetet sociale, kryebashkiakut Veliaj deklaron se nacionalistët nuk mund të imponohen nëpërmjet dhunës.
Kjo është një mizori. Kryetari i Bashkisë, Yiannis Boutaris është një forcë e mahnitshme e arsyes dhe modernizimit. Nacionalistët nuk mund të imponojnë rrugën e tyre në shoqëritë tona përmes dhunës. Solidaritet me qytetarët e Selanikut dhe kryetarin e tyre të mrekullueshëm të bashkisë”, shkruan kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në një mesazh në twitter./a.g/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.