Produktet “Made in Albania” tërheqin vëmendjen e investitorëve të huaj

502

Produktet "Made in Albania" tërheqin vëmendjen e investitorëve të huaj

Produktet "Made in Albania" tërheqin vëmendjen e investitorëve të huajOksana Panina, shtetasja ukrainase së bashku me vëllezërit Liço në qytetin e Divjakës, ka nisur një biznes eksporti duke tregtuar produktet shqiptare drejt tregjeve të Europës dhe rajonit.Me një shqipe të pastër dhe të ndërthurur me theksin ukrainas, sipërmarrësja Oksana Panina bënë me dije për Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH), se çdo ditë ata eksportojnë 12 ton produkte bujqësore shqiptare të marra kryesisht nga fermerët e Shqipërisë së mesme.https://ata.gov.al/2018/05/20/produktet-made-in-albania-terheqin-vemendjen-e-investitoreve-te-huaj/

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on 20.05.2018

 

TIRANË, 20 maj/ATSH- Edison Caushi/ – Produktet “Made in Albania” janë duke tërhequr vëmendjen jo vetëm të tregjeve europiane të cilat dëshirojnë t’i kenë ato, por janë dhe investitorët e huaj që kanë kthyer sytë nga produktet “bio” shqiptare, të cilat duket se po pëlqehen së tepërmi nga konsumatorët europian dhe jo vetëm.
Oksana Panina, shtetasja ukrainase së bashku me vëllezërit Liço në qytetin e Divjakës, ka nisur një biznes eksporti duke tregtuar produktet shqiptare drejt tregjeve të Europës dhe rajonit.

Me një shqipe të pastër dhe të ndërthurur me theksin ukrainas, sipërmarrësja Oksana Panina bënë me dije për Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH), se çdo ditë ata eksportojnë 12 ton produkte bujqësore shqiptare të marra kryesisht nga fermerët e Shqipërisë së mesme.

“Më quajnë Oksana Panina dhe kam hapur këtë aktivitet eksporti së bashku me vëllezërit Liço, këtu në Divjakë. Transportojmë fruta dhe perime jashtë shtetit, marrin prodhimin në Shqipërinë e brendshme nga Elabsani, Fieri , Berati, edhe e transportojmë jashtë shtetit.
Ne mbledhim nga fermerët, shalqi, karota, patate, kastravec, i amballazhojmë dhe i ngarkojmë maunet duke i çuar jashtë shtetit.
Ne ngarkojmë në ditë 12 ton produkte bujqësore”, thekson Panina.
Treguesi i pëlqimit të produkteve “Made in Albania” janë pikërisht kontratat e nënshkruara mes këtij biznesi dhe biznesmenëve të huaj, të cilat sa vijnë edhe shtohen me shumë.
Panina bënë me dije se tashmë është duke lidhur një kontratë edhe për eksportin e produkteve shqiptare me Rusinë, duke e çuar numrin e vendeve në të cilat biznesi i saj eksporton në 8-të të tilla.
“Kontratat tona janë rinovuar çdo vit dhe njerëzve jashtë ju pëlqejnë shumë prodhimet shqiptare duke kërkuar edhe produkte të tjera.
Në punojmë më , Moldavinë më Bosnjën me Rusinë si dhe me Kosovën dhe shumë të tjerë.
Tani kam marrëveshje edhe me njerëz nga Moska, kanë shumë kërkesa ndaj produkteve shqiptare”, bënë me dije Oksana Panina për ATSH.
Por eksportet shqiptare dhe hapja e bizneseve të tilla, kanë krijuar shumë vende pune dhe zhvillim ekonomik për banorët dhe zonën e Divjakës.
Vetëm në biznesin e eksportit të Oksana Paninës, punojnë 30 punonjës të përhershëm dhe shumë të tjerë punojnë me sezone dhe sipas fluksit të punës.
“Njerëzit i marrim me sezon, punojmë më sezon.
Arritëm të punësonim 30 persona por në kohën kur kërkesat ndaj produkteve tona janë të larta, ne mund të punësojmë më shumë sesa kaq”, përfundon Oksana Panina.
Bujqësia shqiptare dhe kushtet e favorshme klimatike që ka vendi, ka bërë që shumë kultura bujqësore të rriten të shëndetshme.

Duke u nisur nga ky faktor shumë biznesmen vendas kanë investuar duke e parë bujqësinë si një mënyrë të sigurt fitimi, por duket se krahas vendasve të tërhequr nga këto faktorë janë edhe investitorët e huaj, të cilët janë tepër të interesuar për tregtimin e  produkteve “Made in Albania” drejt tregjeve të Europës.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.