LONDËR – Harry dhe Meghan fillojnë jetën e re pas një dasme të cilësuar si “triumf”

276

LONDËR, 20 maj /ATSH-AFP/ – Princi Harry dhe Meghan filluan sot jetën e re si çift pas një martese spektakolare dhe me shumë risi një ditë më parë në Windsor, por si pasojë e detyrimeve mbretërore ata duhet të presin ende para se të nisen për muajin e mjaltit.

Duka dhe dukesha e re e Sussex-it do të zhvillojnë që prej të martës angazhimin e parë zyrtar duke iu bashkuar princit Charles në oborrin e pallatit të Buckinghamit për një ngjarje kushtuar organizatave bamirëse.

Princi dhe ish-aktorja amerikane i thanë po njëri tjetrit në bazilikën St George të kështjellës Windsor gjatë një ceremonie që kombinonte shkëlqimin e monarkisë britanike me mënyrat e kulturës afro-amerikane dhe përshëndetur nga shtypi si një triumf.

Meghan, një 36-vjeçare e divorcuar, u bë anëtarja e parë e familjes mbretërore britanike me një baba të bardhë dhe një mama me ngjyrë, duke u martuar me djalin më të vogël të princeshës Diana.

Çifti u brohorit nga më shumë se 100 000 persona, pjesa më e madhe e të cilëve turistë të huaj, të cilët kishin udhëtuar deri në Windsor.

“Faleminderit të gjithëve që keni ardhur në Windsor dhe atyre që kanë ndjekur ceremoninë martesore”, shkruan në një postim në Twitter familja mbretërore duke publikuar foto nga dasma.

Në mbrëmje, Harry dhe Meghan i janë bashkuar 200 miqve të afërm dhe anëtarëve të familjes për një pritje të organizuar nga princi Charles në kështjellën e Frogmore House.

Harry e shoqëroi vetë nusen në një Jaguar Type-E me numrin e regjistrimit E190518, data e martesës. Meghan, e veshur me një fustan të Stella McCartney mbajti një fjalim duke thyer edhe njëherë traditën.

Njerëz njohur morën pjesë në ceremoninë martesore si George Clooney dhe Serena Williams./
/ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.