ITALI – Liga njofton një marrëveshje për kryeministrin e ardhshëm

324

ROMË, 20 maj /ATSH-AFP/ – Kreu i Ligës (ekstremi i djathtë) Matteo Salvini, njoftoi sot një marrëveshje për formimin e qeverisë së ardhshme italiane me Lëvizjen Pesë Yjet (L5Y, antisistem), që do t’i paraqitet presidentit, Sergio Mattarella.

“Ne kemi rënë dakord për kreun dhe ministrat e qeverisë dhe shpresojnë që askush të mos vendosë veton për një zgjedhje që përfaqëson vullnetin e shumicës së italianëve”, njoftoi Salvini duke shtuar se as ai dhe as Luigi Di Maio, kreu i L5Y, nuk do të mbanin postin e kryeministrit.

Liga dhe L5Y zbuluan të premten një “kontratë për qeverinë” që i kthen shpinën masave shtrënguese dhe “diktatit” të Brukselit dhe premton më shumë vendosmëri kundër korrupsionit dhe imigracionit.

Dy drejtuesit populistë u takuan sot në Romë përgjatë dy orëve pa praninë e mediave./
/ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.