SHBA – Babai i Meghan Markle krenar dhe i emocionuar

214

UASHINGTON, 19 maj /ATSH-AFP/ – I emocionuar dhe i lumtur, babai i Meghan, i cili e ndoqi martesën e vajzës së tij dhe princit Harry në televizor që nga Kalifornia, shprehu sot krenarinë e tij dhe keqardhje që nuk kishte mundur të merrte pjesë.

“E shtrenjta ime është e mrekullueshme, ajo është shumë e lumtur”, deklaroi për faqen informative TMZ, Thomas Markle, pas një operacioni në zemër këtë javë.

“Do të doja shumë të isha aty, ju uroj atyre lumturi”, shtoi amerikani, 73 vjeç.

Në mungesë të babait të saj, ish-aktorja amerikane u shoqërua në altar nga princi Charles.

Para njoftimit të operacionit të tij, prania e Thomas Markle ishte vënë në pikëpyetje për shkak të një polemike të lindur nga publikimi i disa fotove të montuara, që e tregonin atë duke u përgatitur për dasmën./
/ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.