Pas 20 vitesh, sistem kullimi funksional për tokat bujqësore në Fier

434

Pas 20 vitesh, sistem kullimi funksional për tokat bujqësore në Fier

Pas 20 vitesh, sistem kullimi funksional për tokat bujqësore në FierNë vijim të punës për rehabilitimin e kanaleve kulluese dhe vaditëse, bashkia e Fierit është fokusuar në Cakran, ku po punohet paralelisht në dy objekte të sistemit të kullimit: KC112 (Buzëmadh) dhe K123 (Gorishovë).Rehabilitimi i kanaleve kulluese, jo vetëm ndikon në rritjen e prodhimit bujqësor, por edhe redukton rrezikun nga përmbytjet.https://ata.gov.al/2018/05/19/pas-20-vitesh-sistem-kullimi-funksional-per-tokat-bujqesore-ne-fier/

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on 19.05.2018

TIRANË, 19 maj/ATSH-Maela Marini/ – Pas 20 vitesh, mbi 150 ha sipërfaqe tokash bujqësore në Fier përfitojnë një sistem kullimi funksional që do të ndikojë në rritjen e prodhimit bujqësor.

Në vijim të punës për rehabilitimin e kanaleve kulluese dhe vaditëse, bashkia e Fierit është fokusuar në Cakran, ku po punohet paralelisht në dy objekte të sistemit të kullimit: KC112 (Buzëmadh) dhe K123 (Gorishovë).

Rehabilitimi i kanaleve kulluese, jo vetëm ndikon në rritjen e prodhimit bujqësor, por edhe redukton rrezikun nga përmbytjet.

Kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi bëri të ditur se puna e nisur do të kthejë në gjendje funksionale sistemin e kullimit në këtë zonë. “Pastrim, zgjerim, rehabilitim. Po bëjmë gjithçka duhet për t’i kthyer funksionin e humbur sistemit të kullimit dhe rigjallërimin e tokave bujqësore”, – tha ai.

Bordi i Kullimit dhe shumë institucione të tjera, kanë vënë mjetet në dispozicion për të rikthyer në punë kanale, të cilat prej vitesh kanë qenë të bllokuara.

Ndërhyrja rrënjësore te kanalet kulluese e vaditëse si dhe te kolektorët kryesorë po bëhet në gjithë fushën e Myzeqesë.

Në këtë mënyrë sigurohet që fermerët e fushës së Myzeqesë të mos kenë më probleme përmbytjesh të tokave bujqësore prej reshjeve që bien në stinën e dimrit.

Po ashtu hapja e rrugëve të parcelave është një tjetër element që ecën paralel me sistemin e kullimit dhe vaditjes, në shërbim të fermerëve, prodhimit bujqësor dhe lehtësisë sipërmarrëse.

Në total për periudhën 2016- 2018, janë rehabilituar 338 044 ml kanale kulluese, duke bonifikuar rreth 25 578 ha tokë bujqësore. /r.e/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.