MADRID – Polemika për vilën luksoze të liderit të Podemosit

MADRID, 18 maj /ATSH-ANSA/ – Ka ngjalur polemika lajmi për liderin e Podemosit, Iglesias, i cili së bashku me bashkëshorten e tij, Irene Montero, zëdhënëse dhe numri dy i partisë, kanë blerë një vilë luksoze me pishinë, me vlerë 600 000 euro.

 

Për këtë investim ka ndikuar edhe fakti që çifti është në pritje të fëmijës së parë.

Të dy politikanët kanë marrë një kredi për 30 vite dhe do të paguajnë 1 600 euro në muaj ose dyfishin e shifrës që mer një zgjedhës i thjeshtë i elektoratit.

Blerja pati kritika të mëdha nga socialistët dhe nga media pasi Iglesias kishte denoncuar politikanët që kishin blerë shtëpi të shtrenjta.

‘’Në trajektoren e karrierës së tij tij politike, Inglesias ka dhënë leksione të etikës publike dhe private, ka sulmuar shumë njerëz dhe ka përfituar nga indinjata dhe dëshpërimi i shumë prej tyre që jetojnë në kushte të këqija’’ shkruan ”El Confidencial”./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.