FLORIDA – Një person vdes pas shpërthimit të cigares elektronike

MAJAMI, 18 maj /ATSH-AFP/ – Një person vdiq në Florida pas shpërthimit të cigares së tij elektronike, sipas raportit të autopsisë, vdekja e parë në SHBA si pasojë e një aksidenti të këtij lloji.

Personi 38-vjeçar u gjet i vdekur më 5 maj në shtëpinë e tij, në bregun perëndimor të Floridas, kur zjarrfikësit kanë hyrë në dhomën e tij të përfshirë nga flakët.

“Zjarri ishte shkaktuar nga shpërthimi i cigares elektronike. Personi kishte djegie në 80% të trupit të tij”, sipas raportit të autopsisë nga mjekësia ligjore, i zbuluar këtë javë.

Sipas gazetës lokale “Tampa Bay Times”, pjesë të cigares elektronike ishin të markës Smok-E Mountain, prodhuesi i të cilës ndodhet në Filipine.

Sipas raportit të cituar nga gazeta aparati ishte i llojit “mod”, një cigare elektronike e modifikuar pa disa funksione sigurie./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.