SOFJE – Zaev: Kemi gjetur një zgjidhje të pranueshme për emrin

SOFJE, 17 maj /ATSH-MIA/ – Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev theksoi sot se Maqedonia dhe Greqia kishin gjetur një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët, në konferencën për shtyp pas takimit me homologun grek, Aleksis Cipras.

“Ne kemi shqyrtuar mundësi të ndryshme. Një prej tyre është një zgjidhje e pranueshme për dy vendet”, deklaroi në një konferencë shtypi, kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, i cili negocion që prej disa muajsh me Greqinë për një kompromis për këtë çështje që ndan dy vendet që prej 27 vitesh.

“Ishte e rëndësishme që t’i konfirmonin të gjitha sukseset, biseduam në mënyrë thelbësore dhe shqyrtuam disa mundësi”, theksoi Zaev./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.