LONDËR – Britania e Madhe parashikon zgjatjen e qëndrimit në unionin doganor

LONDËR, 17 maj /ATSH-AFP/ – Qeveria britanike prashikon të zgjasë mbajtjen e saj në unionin doganor europian pas periudhës të tranzicionit postBrexit duke iu trembur faktit se marrëveshjet e reja tregtare nuk do të ishin gati në kohë, njoftoi sot shtypi britanik.

Sipas gazetës “The Telegraph”, ministrat kryesorë të qeverisë kanë rënë dakord këtë javë që Britania e Madhe do të vazhdojë të jetë konform rregullave të Bashkimit Europian, gjatë një periudhe që mund të shkojë deri në dy vjet pas përfundimit të fazës së tranzicionit, në dhjetor 2020.

Britania e Madhe do të largohet nga BE në mars 2019 duke qëndruar në unionin doganor gjatë periudhës së tranzicionit, periudhë për të rënë dakord për një partneritet të ri.

Ideja për të zgjatur periudhën e tranzicionit është përmendur disa herë këto javët e fundit, vveçanërisht nga ministri i ngarkuar me Kompanitë, Greg Clark./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.